Me një axhendë të mbushur me koncerte, Bebe Rexhës i duhet të udhëtoje sa në një vend në tjetrin. Në çdo video që ka publikuar në rrjete sociale gjatë udhëtimeve jo shumë të gjata, Bebe ka qenë në vendin e pasagjeres. Pse ka ndodhur kjo gjë?
Sepse deri tani, këngëtarja shqiptare nuk kishte një patentë. Ditën e martë, ajo publikoi një foto në ‘Instagram’ ku zbulonte se kishte marrë patentën dhe tani po mendonte për makinën e saj të re.
“Çfarë makine duhet të marr?”, i është drejtuar Bebe ndjekësve të saj. Miq dhe fansa e kanë përgëzuar për patentën e re, ndërsa një pjesë e tyre i kanë shkruar se makina e përshtatshme do të ishte një ‘Ferrari’.
Nuk e dimë ende se çfarë do të zgjedhë ajo të blejë, por me siguri do e ndajë dhe me fansat në ‘Instagram’.





