Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 47-vjeçar polak që qarkullonte me armë zjarri në makinë.
Nga burimet zyrtare mësohet se në pranga ka rënë shtetasi A.M., banues në lagjen Nr.18, Durrës.
Forcat blu kanë sekuestruar një armë zjarri Pistoletë me 7 fishekë luftarak.
NJOFTIMI I POLICISË
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në zbatim të planit të masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, nga Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Durrës, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit polak:
-A.M., 47 vjeç, banues në lagjen Nr.18, Durrës.
Ky shtetas qarkullonte me armë me vete, të cilën e mbante në makinë dhe është kapur në lagjen Nr. 18, Durrës nga shërbimet e Policisë , ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, Policia ka gjetur një armë zjarri tip Pistoletë "TT" dhe shtatë fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".





