Tashmë që Erion Isai po heq dorë nga aktrimi për t'iu përkushtuar detyrës së re si kryebashkiak i Kolonjës, Ardit Gjebrea ka një këshillë për të.

Teksa aktori i humorit falenderon në një postim në Instagram bashkëpunëtorët në rrugën e tij artistike, përfshirë dhe Gjebrean:

"Faleminderit që më ndriçuat! Janë njerëzit që kanë shenjuar rrugën time artistike që 15 vjeç. Me zemër faleminderit! Për të veçuar Altin Bashën, për të artën mundësi, Portokallinë, dhe Ardit Gjebrea për besimin e skenarit dhe bashkëpuntorit të kënga magjike, dhe E diela Shqiptare. E sigurisht kolegun, vëllain tim, prej 12 vjetësh, Bes Kallakun! Unë nuk do të kem angazhim artistik në televizion në sezonin e ri (ndërsa lejen vjetore sigurisht që do ta shfrytëzoj për teatër ) . Nuk e di nëse vërtet puna e përkushtimi im ka qenë këto vite më e mira, por di se puna me këta njerëz më ka bërë më të mirë!"

Moderatori e këshillon Erionin që të mos fyejë rëndë publikisht dikë me të cilin mund të bëjë aleancë nesër, siç ka ndodhur rëndomtë deri më sot në politikën shqiptare.

"I dashur Erion Isai jam shumë i lumtur që kemi punuar bashkë dhe uroj të ndodhë përsëri. Tani një rrugë e re të pret dhe me shuuumë përgjegjësi, por vetëm një amanet kam meqë je në fillim (se mos harroj të ta them kur të shihemi): Mos fyej rëndë publikisht dikë me të cilin mund të bësh aleancë nesër dhe mos trego sa pis është dikush që do ta përqafosh nesër, sepse pisllëku nuk do jetë më i tij, por i yti! Besoj tek ti.", i shkruan Gjebrea.