Këngëtarja Rezarta Shkurta prej kohësh i ka rralluar daljet në intervista dhe rrjetet sociali i përdor më së shumti për të reklamuar biznesin e saj.
Por sot ka vendosur të bëjë një "intervistë" me ndjekësit e saj në Instagram me opsionin "Ask me" në Story.
"Sa e bukur dhe sa e vështirë është të jesh Rezarta Shkurta?", e pyet një ndjekëse ku këngëtarja i shpjegon arsyen se përse po të kthente kohën pas nuk do të kishte zgjedhur të ishte një personazh publik.
"Unë zgjodha të jem personazh në një moshë fare të re 17-18 vjeç. Atëherë më dukej shumë interesante të isha në botën e televizionit. Po të kisha sot mundësi zgjedhjeje, sigurisht që nuk e zgjidhja këtë rrugë. Privatësia është e shtrenjtë dhe unë nuk e kam luksin ta kem. Përjashto avantazhet e vogla që mund të të sjellë në një Shqipëri të vogël, përqindja e problemeve ka qenë më e lartë. Përveç Rezarta Shkurtës, paralel unë jam dhe vogëlushja e dy prindërve, që pas çdo shkrimesh negative (të cilat nuk kanë qenë pak) janë lënduar"-shkruan ajo.
Me siguri Rezarta i referohet lajmeve që kanë të bëjnë me bashkëshortin e saj, Ermal Hoxha, në një periudhë aspak të lehtë për familjen e tyre.





