Krahas lajmit të bukur se është sërish në pritje të ëmbël, moderatorja e njohur, Floriana Garo tregoi për herë të parë në emisionin e Rudina Magjistarit si është njohur me bashkëshortin e saj, Enesin.

Mbase do habiteni por Floriana dhe Enesi janë njohur në rrjetet sociale, konkretisht në Linkedin (aplikacion biznesi dhe një shërbim i orientuar drejt punësimit). Ajo ka zbuluar se takimi i parë mes tyre nuk ka ndodhur as në Shqipëri as në Zvicër por në Itali.

"Jam njohur virtualisht, online-në një platformë që nuk përdoret shumë: Linkedin. Unë u futa në fakt për të parë diçka të shoqes time dhe pashë që më kishte ardhur një mesazh, i cili ishte i shkruar dhe i artikuluar mirë. Më pëlqeu shqipja e tij. Folëm për shumë kohë bashkë dhe më pas vendosëm të takoheshim.  takuam në Itali. Mua në Shqipëri më njohin, atë në Zvicër po ashtu. Sigurisht që ne u nisëm për diçka serioze, por jetës nuk i dihet asnjëherë. Unë kam dashur gjithmonë që historinë time të dashurisë ta shijoj në privatësi. Zgjodha të zhvendosem në Gjenevë, edhe pse e kisha një karrierë timen këtu. E pamë edhe mundësinë që ai të zhvendosej në Tiranë, por nuk funksionoi",-rrëfeu Floriana.