Loredana nuk ka pasur një periudhë të lehtë në këtë fazë të jetës së saj. Reperes me origjinë shqiptare i është dashur të përballojë shumë gjëra, të cilat i kanë ardhura njëra pas tjetrës.
Pas skandalit me çiftin zviceran, ku akuzohej për mashtrim dhe zhvatje parash, në të cilën ishte e përfshirë edhe vëllai i saj, tashmë Loredana i është dashur të përballet me humbjen e një njeriu shumë të dashur: babait.
Por Loredana është bërë e fortë dhe ka publikuar këngën e saj të radhës.
Ky projekt i saji vjen solo, dhe mban titullin “Labyrinth”, një projekt publikimi i të cilit u shoqërua edhe me shumë zhurmë.
Kënga e saj e re edhe kësaj here, u dedikohet parave dhe jetës luksoze, ndërkohë që klipi është xhiruar në Kosovë.
Por reperja nuk i ka shmangur dot komentet ngacmuese në Youtube, pasi shumë fansa kanë ironizuar në lidhje me skandalin me çiftin zviceran duke i përmendur Petra-n.
Komentet ishin nga më të ndryshmet, si psh “Falë Petrës, Loredana ka dyfishuar fitimet e saj”, ose “Petra e pret Loredanën në fund të Labirintit”, por edhe kanë improvizuar biseda sikur Loredana flet me Petran ku kjo e fundit e pyet se sa para i duhen për klipin.





