Këngëtarja shqiptare ka kujtuar ditën e sotme nënën e saj të ndjerë që e humbi para disa muajsh. Në një status në rrjetet sociale, Eranda Libohova ka uruar të gjithë besimtarët muslimanë në lidhje me festën e Fiter Bajramit, duke shprehur edhe mallin që ndjen për nënën e saj.
Krahas një fotoje ku shihet me të ëmën, Eranda shkruan se ditë të tilla i gjenin gjithmonë bashkë dhe se i mungon më shumë se kurrë.
“Kjo ishte dhe mbetet dashuria ime me e madhe, mami.
Gezuar Bajramin! T’ju gjeje rrethuar me dashurine e te afermve tuaj. Ka disa dhimbje qe nuk kalojne kurre.. Ne dite te tilla si sot ishim mesuar te ishim bashke.
Me mungon me shume se kurre kete here. Kujtoj qe kendonim ndonje here, benim humor bashke, e qeshura jote edhe sot me jep energji pozitive jo vetem per te perballuar jeten, po per t”i bere gjerat me durim, perkushtim, e per t”u dhene dashuri njerezve! Gezuar…,”– shkruan Eranda në postimin e saj në instagram.





