Mashkulli më seksi në botë, aktori Idris Elba i ka dhënë fund beqarisë. 46-vjeçari u martua në një ceremoni të fshehtë me partneren e tij modelen dhe aktoren amerikane, Sabrina Dhowre.

Ceremoninë çifti kishin vendosur ta bënin vetëm personat më të afërt në Marakesh, Marok dhe sipas "British Vogue" gjithçka ishte përrallore dhe e fshehtë.

Fustani i Sabrinës ishte nga Vera Wang, ndërsa Elba kishte një kostum të Ozwald Boateng. Fustani i parë i nuses ishte klasik me supe të rëna, ndërsa i dyti ishte në formë "V-je" tek dekolteja dhe kishte perla në disa pjesë. 

Në nëntor të 2018-ës revista amerikane "People" e cilësoi aktorin Elba si mashkullin më seksi në botë për vitin 2018.