Pas ngjarjes dramatike të shkaktuar nga zjarri mbi katedralen e Notre Dame në Paris, shumë njerëz dhe organizata janë organizuar për të mbledhur foto, për rikonstruksionin sa më shpejt të saj.
Një nga klubet e futbollit më aktivë në këtë drejtim ka qenë edhe Olympique Marseille, që së fundi kishte organizuar edhe një darkë gala me futbollistët e skuadrës, për të mbledhur donacione për rikonstruksionin e Notre Dame.
E ftuar ka qenë edhe aktorja e njohur amerikane, Pamela Anderson, në krah të qendërmbrojtësit francez Adil Rami, por ish-ylli i Baywatch, nuk e ka pëlqyer aspak iniciativën e klubit francez dhe është larguar nga darka.
Në një reagim në Twitter, Pamela Anderson theksoi se do të ishte shumë më mirë që ato 100 mijë euro të mbledhura në darkën gala, të shkonin për fëmijët e uritur dhe të pastrehë në Marseille, sesa për rikonstruksionin e Notre Dame.





