Pas dorëzimit të mandatit të deputetit, ish-kryeministrit Sali Berisha i është hequr mbrojtja nga Garda e Republikës.
Mediat raportojnë se punonjësve të Gardës u është komunikuar pas protestës së 16 shkurtit se do të rikthehen në funksionet e tyre brenda Gardës ku do të marrin detyra të tjera.
Mirëpo, sipas të njëjtave burime mësohet se badigardët kanë dhënë dorëheqjen nga Garda e Republikës dhe kanë dorëzuar armët e shërbimit duke mbetur në pritje të miratimit të kërkesës së tyre.
Ata kanë shoqëruar Berishën privatisht gjatë protestës së 21 shkurtit, por të paarmatosur.





