Pas vendimit në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së që vendosi djegien e mandateve, ka ardhur reagimi i parë nga qeveria.

Përmes një postimi në Twitter, zv.kryeministri Erion Braçe thotë se digjen tani pasi nuk kanë çfarë i bëjnë reformës në drejtësi.

“As SPAK e as BKH, as Gjykatës Kushtetuese, as Gjykatës së Lartë, të gjitha në punë shumë shpejt”, shkruan Braçe duke nënkutpuar kështu se qeveria do vazhdojë edhe pa opozitën në Kuvend.

Arsye e fortë apo jo?! Vetëdjegia buron nga deshpërimi i madh!

Arsyeja është #ReformaPerpara pa pyetur për bllokimin me tym e flakë, hekur e beton, votë e bojkot prej tyre”, shkruan  Braçe.