Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha mblodhi paraditen e kësaj të hëne grupin parlamentar për të diskutuar mbi vendim ekstrem atë të djegies së mandateve.
Gjatë mbledhjes, demokrati Basha ka thënë se opozita duhet të jetë me qytetarët, pasi ata treguan besim.
"Ne jemi në borxh me qytetarët, ata na dhanë besimin, ne duhet të jemi me ta. Gjendja është emergjencë kombëtare. Ky është hap nga pozita e dominimit të forcës popullore. Na takon ne të udhëheqim shqiptarët".
Vendimi i Bashës për propozimin ekstrem të djegies së mandateve u bë ditën e diel, gjatë një konference për mediat.





