"Shkaku i ekzekutimeve mafioze dje në Vlorë është eleminimi i dëshmitarëve!", kështu shkruan në Facebook ish-kryeministri Sali Berisha për ngjarjen që tronditi qytetin bregdetar mesditën e të dielës.
Berisha ka publikuar mesazhin e qytetrait dixhital i cili i shkruan se një nga viktimat ka qenë pjesë e përgjimeve të drogës mes oficerëve të policisë dhe grupit të Habilajve.
POSTIMI I PLOTË
Shkaku i ekzekutimeve mafioze dje ne Vlore eshte eleminimi i deshmitareve!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Njeri nga te vraret ne Vlore, ai qe ishte edhe i zoti i makines, ka qene pjese e pergjimeve te droges mes oficereve te policise dhe grupit te habilajve. Fakti qe po nxitojne te permendin faktin se i plagosuri ka qene ne banden e Gaxhait ne 1997, sherben per te mbuluar ndoshta shkakun e vertete, dmth qe po hiqen qafe deshmitaret.





