Pas përfundimit të protestës së ditës së sotme, e cila ka zgjatur përgjatë 5 orëve përpara kryeministrisë, ka reaguar kreu i PD-së.

Në një postim në Twitter, bashkangjitur një videoje ku shihen protestuesit në shesh, Basha ka shkruar se populli i tërë u bashkua më të fortë se kurrë më parë.

“Një popull i tërë i bashkuar si kurrë më parë në protestën më madhështore në Shqipëri është ngritur kundër qeverisë hajdute dhe kryehajdutit të saj që e vjedhin dhe e varfërojnë përditë. Koha e fjalëve mbaroi. Sovrani diktoi sot rrugën pa kthim drejt të ardhmes!”,- shkruan Basha.