Teksa ministrja e re e Financave, Anila Denaj, ka marrë fjalën në Kuvend, deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren.
Partia Demokratike kërkon ndërprerjen e seancës plenare deri në mbërritjen e kryeministrit Rama, për të dhënë shpjegime për akuzat e bëra nga Zëri i Amerikës për vjedhje të votave. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi kërkon të mbahet qetësi dhe i drejtohet Berishës.
Ruçi: Zoti Berisha, më respket për zonjën dhe aq më shumë që e ka për herë të parë.
Ndërkohë nga vendi flet kryedemokrati Basha, dhe niset drejt foltores.
Ruçi: Të tërheq vëmendjen mos e pengo seancën, mos e pengo seancën të lutem.
Ministrja Denaj: Po flas për qytetarët, jo për ju. Jam duke parë nga kamerat, nuk po shoh nga ju.
Ruçi: Basha, më shumë respekt për zonjën, duhet ta respektojë e duartrokisje, se është ministre për herë të parë.
Basha: Të vijë kryeministri.
Ruçi: Kërkoje të të vijë, kërkoje.





