Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet ndaj ish-deputetit të LSI-së, Gledion Rahovica, pasi sipas organit të akuzës nuk rezulton që ai të ketë falsifikuar formularin e dekriminalizimit.

Ish-deputeti ka kërkuar rikthimin e mandatit të deputetit pas vendimit të Prokurorisë që e nxori të pafajshëm, ndërsa shqyrtimi për rikthimin e mandatit pritet të merret sot në orën 12:00 nga Gjykata Administrative.