Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali, i bëri thirrje sërish të mërkurën Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, të bëjë detyrën dhe të garantojë të drejtën e studentëve për mësim dhe informim.

Përsërisim thirrjen për rektorin, të bëjë detyrën dhe të garantojë të drejtën e studentëve për mësim dhe për marrjen e informacionit të plotë në kohë”, tha Spiropali.

Ajo shtoi se Kryeministri dhe qeveria janë të shqetësuar për vonesat e shkaktuara për disbursimin e fondit të studentëve sipas Vendimeve të Këshillit të Ministrave.

Ka një kakofoni në lidhje me informacion që marrin studentët në universitete dhe një zvarritje të panevojshme nga sekretariatet e fakulteteve. Nuk është plotësuar dokumentacioni për studentët me ndihmë ekonomike, të cilët sipas qeverisë do të përfitojnë pagesën e plotë të tarifës dhe bursë 100 mijë lekë të vjetra për secilin student.

Kemi shpallur 800 vende të lira pune në administratë. Vetëm rreth gjysma e studentëve me mesatare 9-10, kanë arritur ta marrin dokumentacionin”, tha zëdhënësja e qeverisë.

Ajo u tha studentëve “të mos shqetësohen, sepse ne afatin për aplikimin për punë po e shtyjmë dhe do ta shtyjmë për ta.”