Kryeministri Edi Rama njoftoi në takimin e përjavshëm të bashkëqeverisjes me qytetarët, se do të shtyhet afati i shpërndarjes së fondeve në universitete. Po ashtu sipas kreut të qeverisë, shtyrje do të ketë edhe afati i punësimeve të studentëve në administratë, pasi shumë prej tyre nuk kanë mundur të plotësojnë në kohë dokumentacionin.

Në takimin e përjavshëm të bashkëqeverisjes me qytetarët, kryeministri Edi Rama inkurajoi qytetarët që të kërkojnë të drejtën e tyre përmes platformës Shqipëriaqëduam.al.

Falë kësaj platforme, Rama tha se nga hetimet administrative janë marrë 643 masa ndëshkimore, ndërsa rreth 300 nënpunës janë larguar nga puna.

Sipas kryeministrit, sot marrëdhëniet me qytetarët janë të drejtpërdrejta fal platformës që po zgjidh mijëra halle të shqiptarëve.