Komisioni i Shëndetësisë ka nisur me debate dhe shkak është bërë mosparaqitja e ministres së Shëndetësisë Orgerta Manastirliu, e cila u përfaqësua nga zv/ministrja Mira Rakacolli.

Opozita e konsideron mungesë serioziteti nga ana e ministres, ndërsa mazhoranca e lidh me axhendën e ministres.

"I bëj thirrje ministres për të treguar përgjegjshmëri, të paktën minimale për të ardhur për tu paraqitur përpara komisionit sic e detyron rregullorja dhe të marrë përgjegjësitë e veta për të sqaruar pozicionin e saj dhe të institucionin që drejton. Justifikimet për axhendeta që nuk përputhen me axhendën e komisionit të shëndetësisë janë sa qesharake, aq edhe shenjë e papërgjegjshmërisë së saj dhe kryeministrit", tha Bardh Spahia.