Kreu i opozitës Lulzim Basha ka qenë sërish mbrëmjen e sotme në krahë të banorëve të Unazës së Re të cilët protestojnë kundër projektit të qeverisë Rama.
Basha iu ka bërë apel gjithë shqiptarëve që të dalin në protestë dhe të mbështesin studentët në kauzën e tyre, dhe për ti treguar Ramës se shqiptarët janë më të fortë se bandat e krimit.
"Sot e gjithë Shqipëria është në protestë, ajo e studentëve, e Unazës së re, për naftën dhe energjinë, janë shenjat më të qarta të gjendjes se ku ndodhet vendit. U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve mbështetësve të PD, opozitës që të dalin pasivisht në mbështetje të studentëve. Ram,a po luan me nervat e tyre me shëndetin e tyre. Unë dua tu drejtoj një ftesë gjithë shqiptarëve të bashkohen me studentët. Ne mbështesim 8 pikat e tyre, kemi 3 vjet që kërkojmë anulimin e këtij ligji. Të bashkohemi për ti treguar Ramës se ne nuk i lëmë vetëm studentët. Kjo është ftesa që kam sot për gjithë shqiptarët", tha Basha.





