Miratimin e opinionin përfundimtar për vettingun në politikë nga Komisioni i Venecias, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi e quan një lajm të mirë për shqiptarët dhe të keq për politikanët mafiozë.

Në një postim në Facebook, Bylykbashi shkruan ndër të tjera se Komisioni i Venecias konfirmoi sot kauzën e drejtë dhe legjitime të Partisë Demokratike dhe opozitës për vetingun politikanëve.

POSTIMI I BYLYKBASHIT

Nga Venecia vjen lajm i mire per shqiptaret dhe i keq per politikanet mafioze‎

Komisioni i Venecias konfirmoi sot kauzen e drejte dhe legjitime te Partise Demokratike dhe Opozites shqiptare per vetingun politikaneve te lidhur me krimin e organizuar. ‎

Opinioni i miratuar sot nga Komisioni i Venecias percaktoi guiden e detajuar per miratimin perfundimtar nga Parlamenti te amendamenteve kushtetuese dhe ligjin e detajuar qe, ashtu si Dekriminalizimi, do te duhet te largoje politikanet e lidhur me Mafian.

Komisioni i Venecias i ben thirrje mazhorances te ulet ne dialog konstruktiv me Opoziten per miratimin e amendamenteve kushtetuese dhe ligjit sipas udhezimeve te Komisionit dhe shprehu gatishmerine per te asistuar me tej ne perfundimin e ketij procesi.‎