Sot firmoset marrëveshja ndërmjet qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim financiar 2017 për projektin “Programi për rinovimin e konvikteve në kampusin universitar të Tiranës sipas parimit të efiçiencës energjitike, faza III”.

Marrëveshja firmoset nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë z.Damian Gjiknuri dhe ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë znj. Susanne Schutz. Sipas ministrit Damian Gjiknuri në qytetin Studenti 1 do të rikonstruktohen 9 godina në total.

Gjithashtu di te firmoset Memorandumi i mirëkuptimit për bashkëpunimin financiar mes Shqipërisë, Gjermanisë dhe Francës në lidhje me programin “Mbështetja e reformës në sektorin energjetik në Shqipëri”.

Memorandumi firmoset nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë z.Arben Ahmetaj, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë z.Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i bankës gjermane KfW z. Christopf Tiskens dhe përfaqësuesi i Agjencisë Franceze për Zhvillim z. Dominique Hautbergue.

Si dhe  Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunimin financiar 2016 për projektin “Programi i investimeve për shpërndarjen e energjisë elektrike I”.