Kryetari i PD-së Lulzim Basha doli sot në një deklaratë për mediet, duke vënë në qendër të akuzave të tij kryeministrin Edi Rama. Ai tha se Rama do të mbrojë me çdo kusht aferën megakorruptive të projektit të Unazës së madhe dhe për këtë është gati të bëjë dëshmor me zor efektiven e policisë apo të flakë jashtë shtëpisë fëmijë të pafajshëm.

“Është i obsesuar të mbrojë kokë më kokë me këtë kompani dhe një pronar mediash në një vjedhje më të madhe të historisë ndaj po burgos qytetarë të pafajshëm dhe po sulmon ata që i rrezikojnë tepsinë dhe karrigen.

Nga mëngjesi deri në darkë flet vetëm për karrigen. Për 40 milionë euro është gati të flakë në rrugë dhe po përdor policinë si burracakë, duke vendosur vajza të pambrojtura në linjën e parë të protestuesve të mllefosur dhe donte t’i bënte dhe dëshmore me zor. Do të pëlqente ta bëje dëshmore me zor o plehër, mesiguri që mezi po pret o i sëmurë. Por ajo nuk duhej të vihej në radhë të parë”, tha lideri demokrat.