Në dy javët e para të muajit nëntor, tragetet janë shfrytëzuar nga 17.276 udhëtarë me 3430 autovetura gjithsej.
Nga të dhënat operative të APD-së, mësohet se gjatë së njëjtës periudhë tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim kanë transportuar gjithashtu 3115 kamionë dhe trajlera me mallra.