Në kalatat e portit të Durrësit në periudhën 10-mujore janar-tetor 2018 janë përpunuar 3 milionë e 17 mijë tonë mallra, të cilat kanë mbërritur ose janë nisur me anije dhe tragete drejt destinacioneve të ndryshme.

Tragetet kanë transportuar mbi 726 mijë tonë mallra me kamionë dhe trajlerë, ose 8 për qind më shumë se sa gjatë 10-mujorit të vitit 2017, ndërsa nga anijet janë përpunuar mbi 2 milionë e 290 mijë tonë mallra, një shifër më e vogël se sa ajo e vitit paraardhës.

Tragetet kanë transportuar mbi 276 mijë tonë mallra eksporti, ndërsa anijet mbi 701 mijë tonë mallra të tjerë, gjithmonë për eksport.