Anijet me mallra që nisen ose mbërrijnë në Durrës kane kryer transporte me 68 porte të botës.

Sipas Sektorit të Statistikave në APD, gjatë periudhës janar – shtator 2018 anijet tregtare i janë drejtuar ose kanë mbërritur nga 68 porte ngarkim – shkarkimi në 21 vende të botës.

Numri më i madh i porteve me të cilat Durrësi ka patur marrëdhënie shkembimi me transport detar në këto 9 muaj i takon Turqisë, me 18 porte ku ndalojnë anije mallrash që mbërrijnë nga Durrësi ose që nisen drejt Durrësit.

Italia me 9 porte zë vendin e dytë për nga numri i porteve për marrëdhëniet e transportit detar me Durrësin, ndërsa Rusia dhe Greqia shkëmbejnë mallra me Durrësin nëpërmjet përkatësisht 7 dhe 5 porteve.

Përveç porteve të ngarkim-shkarkimit ne detin Mesdhe në listën e vendeve që shkëmbejnë mallra me portin e Durrësit bëjnë pjesë edhe ShBA, Gjermania, Izraeli dhe Ukraina.