Afro 23 mijë pasagjerë shqiptarë dhe të huaj kanë preferuar të udhëtojnë me tragete në linjat Durrës –Bari dhe Durrës – Ankona e kthim. Sipas të dhënave operative të APD, udhëtarët që kanë shfrytëzuar tragetet në dalje nga Durrësi në periudhën 1-14 tetor kanë qenë 11.900, kundrejt 10.706 që kanë mbërritur në Durrës në të njëjtat linja.

Ndërkaq, mësohet se numri i autoveturave që kanë mbërritur në Durrës me tragete arrin në 2.199 gjithsej, më i lartë se sa shifra e autoveturave në dalje, 1.825 gjithsej.

Në këtë periudhë 2-javore tragetet kanë transportuar gjithshtu 3.150 kamjonë dhe trajlerë.

2 javëve të para të muajit tetor tragetet janë shfrytëzuar nga 22.606 udhëtarë me 4.024 autovetura gjithsej, një numër më i ulët se sa në periudhën korrik-gusht që përkon me kthimin e bashkëatdhetarëve për pushime në vendlindje.