Të kesh një bark të rrafshtë dhe forma trupore ideale këkron padyshim shumë kohë në palestër, një regjim ushqimor shumë të rreptë dhe mbi të gjitha shumë përkushtim.
Por, ndodh jo rrallë herë që edhe pse kaloni shumë orë në palestër, ju nuk arrini që të largoni kilogramët e tepërt që po ju mundojnë.
E vërteta është se një nga arsyet kryesore për këtë ngelet ushqimi. Në fakt, 90 % e asaj se si duken muskujt tuaj të barkut varet nga ushqimi që konsumoni, transmeton Klan Kosova.
Prandaj, pa dyshim se duhet t’i kushtoni shumë rëndësi asaj që hani, në mënyrë që të keni format trupore që gjithmonë keni dëshiruar.
Më poshtë po ju sjellim një pije që kombinon dy nga burimet më të mëdha të antioksidantëve dhe është një mënyrë fantastike për të nisur ditën tuaj, shëndetshëm.
Frutat dhe perimet e freskëta në këtë pije përmbajnë të gjitha vitaminat dhe mineralet që trupi juaj ka nevojë, në mënyrë që të keni trupin që gjithmonë keni ëndërruar.
Për rezultate më të mira, përdorni qumësht ose jogurt pa yndyrë.
Pija me karrote dhe boronica
Përbërësit:
1 filxhan me jogurt pa yndyrë
Gjysmë filxhani boronica të ngrira
1 karrotë e vogël, e qëruar
2 lugë gjelle me tërshërë
1 lugë gjelle mjaltë
Përgatitja:
Përzieni të gjithë përbërësit dhe konsumojeni këtë pije për mëngjes.