Aktori i njohur Alfred Trebicka ka treguar më tepër detaje në lidhje me marrëveshjen e arritur me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj sa i përket Teatrit Kombëtar.
Ai ka thënë për Gazetën Shqiptare se “Nuk është se ka ndonjë marrëveshje përfundimtare. Ka marrëveshje në kontekstin e negociatave që po vazhdojnë. Kjo është një punë që nuk bëhet me një takim edhe me një fotografi”.
“Ajo që ne diskutuam me të ishte tek hapja e konkursit ndërkombëtar për këtë projekt që është. Ne ngulëm këmbë që kjo të bëhet patjetër”, ka thënë aktori i njohur Alfred Trebicka, për Gazetën Shqiptare.