Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, po zhvillojnë një dëgjesë me artistët, të cilët kanë kundërshtuar me forcë prishjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë.
“LIVE nga dëgjesa me artistët për t’i dhënë Tiranës një Teatër Kombëtar dinjitoz, xhevahir i ri i qytetit dhe qytetarëve”, shkroi Veliaj në një postim në rrjetet sociale.
Ministria e Kulturës ka hedhur për konsultim projektligjin që çon në shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin në vend të tij të një teatri të ri.
Seanca dëgjimore vjen një ditë para aksionit të paralajmëruar të komunitetit të artistëve, që pritet të kalojë në një formë tjetër të protestës, duke qëndruar 24 orë në ambientet e Teatrit Kombëtar.





