Policia e Durrësit në një njoftim të dytë për shtyp në lidhje me ngjarjen e mesnatës kur u dogj makina e drejtorit Ardian Gurra, thekson se nuk kemi të bëjmë me zjarrëvënie të qëllimshme. Shkak sipas policisë, është bërë fshirësja e pasme që ka ngelur takuar.

Në bazë të Aktit të Ekspertimit të përpiluar nga Ekspertët Zjarrfikës ka rezultuar se shkak i zjarrit ka qenë një defekt në sistemin elektrik në automjet, pasi fshirësja e pasme ka ngelur takuar”, informon policia e Durrësit.

Mjeti tip “BMW X5” në pronësi të drejtorit të Arsim Kulturës në Bashkinë e Durrësit, Ardian Gurra, u dogj rreth mesnatës, në lagjen nr.4, te rruga paralel me portin.