11 kuksianët e arrestuar pas protestës së dhunshme në Rrugën e Kombit, kanë mbërritur këtë të premte në Gjykatën e Apelit në Shkodër, ku pritet të njihen me masën e rivlerësimit.
Forca të shumta policie në Shkodër kanë vendosur perimetrin e sigurisë dhe kanë marrë masa për të mbajtur njerëzit larg godinës së Gjykatës së Apelit.
Jashtë Gjykatës janë mbledhur të afërm dhe qytetarë të shumtë, mes të cilëve edhe përfaqësues të opozitës, të cilët kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të 11 kuksianëve.
Protestuesit, të cilët mbanin në duar pankarta me mbishkrimet “Lironi kuksianët, arrestoni Tahirin” hodhën edhe tymuese para Gjykatës.





