Një grua në moshë të thyer ka përjetuar këto ditë momente të vështira.
Ajo është dhunuar nga bashkëshorti i saj, edhe ai në moshë të thyer.
Policia e Durrësit bën të ditur se ka plotësuar kërkesë-padinë “për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen Q.R, vjeç 80, pasi bashkëshorti Q.R, vjeç 75, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj”.
Rastet e dhunës familjare në këtë moshë të thyer janë shumë të rralla dhe ky rast ka habitur edhe forcat e rendit.





