Një sherr masiv është regjistruar, një ditë më parë, në lagjen nr.12 në Durrës, në të cilin kanë mbetur të përfshirë 4 persona.

Një 41-vjeçar ka mbetur i plagosur lehtë, pasi është goditur me sende të forta.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin G.R, vjeç 38, banuese në Durrës, pasi në lagjen nr. 12, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, kanë goditur me sende të forta shtetasin F.F vjeç 41 banues në Durrës. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.