Interpol Tirana ekstradoi nga Hungaria drejt vendit tonë një kosovar në kërkim ndërkombëtar.

Sipas policisë, ekstradimi i shtettasit Valon Kyçyku 37 vjeç, u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë e ka dënuar me 13 vite burg për veprat penale "Mashtrim i kryer në bashkëpunim" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Kyçyku u arrestua në Hungari dhe ekstradua këtë të enjte në vendit tonë.