Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, i emëruar pak kohë më parë nga Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, ka dhënë dorëheqjen.

Zyrtarisht mësohet se Ardian Nezha ka paraqitur dorëzimin e detyrës me arsyen e problemeve shëndetësore.

Nezha zëvendësoi në këtë detyrë prokurorin Dritan Gina, për të cilin ka nisur edhe një hetim disiplinor, pasi kundërshtoi dorëzimin e detyrës me argumentin se Kryeprokurorja e Përkohshme nuk kishte kompetencat e lëvizjes së Prokurorëve.