Me qëllim hartimin dhe përditësimin e planeve të lëvizshmërisë së qëndrueshme, Bashkia Durrës në partneritet me Central European Initiative, Friuli Venezia Giulia – Itali, Region of Epirus – Regional Unit of Thesprotia – Greqi, Igoumenitsa Port Authority Sh.A – Greqi, Autoriteti Portual Durrës, Foundation Institute on Transport and Logistics, Emilia Romanja – Itali, Bashkia Limassol – Qipro, Valenciaport Foundation for Research, Promotion and Commercial Studies of the Valencian region – Spanjë, Aristotle University of Thessaloniki – Greqi, Municipality of Koper – Slloveni, InnDEA – Foundation of the Valentian Community to promote strategic urban development and innovation – Spanjë, Autoriteti Portual Valencia– Spanjë, CYPRUS PORTS AUTHORITY – Qipro, Bashkinë e Kotorrit – Mal i Zi, Luka Koper, port and logistic system, d.d. – Slloveni, që në muajin janar të vitit 2017, është në fazën e zbatimit të Projektit SUMPORT "Sustainable Urban Mobility in MED PORT cities" (Lëvizshmëria e Qëndrueshme Urbane në qytet-portet në Mesdhe), projekt ky i cili do të përfundojë në vitin 2019.
Ky Projekt i cili është i financuar nga programi Interreg Med 2014-2020, ka si qëllim rritjen e kapaciteteve planifikuese të Planeve të Lëvizshmërisë Qëndrueshme Urbane (Sustainable Urban Mobility Plan/SUMP) si dhe përmirësimin e lëvizshmërisë në qytet-portet pjesëmarrëse, përfshirë dhe qytetin e Durrësit, duke e konsideruar lëvizjen e qëndrueshme si një impakt konkret në jetën e përditshme të qytetarëve.
Në këtë kuadër, sot më datë 30.03.2018 Drejtoria e Politikave të Zhvillimit, në Bashkinë Durrës, ka organizuar takimin e dytë lokal të Projektit SUMPORT me temë "Nxitja dhe implementimi i veprime pilote në zbatim të hartimit të Planit të Lëvizhsmërisë së Qëndrueshme Urbane".
Ky takim u hap nga drejtuesja menaxheriale e Projektit, e cila gjatë prezantimit të saj u ndal në situatën aktuale të projektit si dhe aktivitetet (përfshirë dhe planet pilote) që do të zbatohen në të ardhmen. Më tej takimi vazhdoi me ekspertin teknik për Planin e Lëvizshmërisë së Qëndrueshme në qytet, i cili u fokusua tek hartimi i studimit të transportit të qëndrueshëm duke synuar harmonizimin e sistemit të transportit me zhvillimin urban.
Gjithashtu, eksperti gjatë prezantimit të tij paraqiti për pjesëmarrësit tre variante për zgjerimin e korsisë së bicikletave në qytet. Më pas, fjalën e mori përfaqësuesja e stafit teknik të Projektit, e cila u fokusua në zhvillimin e qëndrueshëm si dhe planet e lëvizshmërisë në qytetin e Durrësit.
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve publike, përfaqësues të grupeve të interesit dhe shoqërisë civile si dhe iniciatorë të nismave qytetare në shërbim të lëvizshmërisë të qëndrueshme në qytetin e Durrësit, të cilët gjatë takimit paraqitën komentet e tyre lidhur me planin e lëvizhsmërisë dhe korsitë e biçikletave në qytet.





