Pas gjyqtarit të larguar nga detyra Fatos Lulo, pasi nuk justifikoi pasurinë, një tjetër gjyqtare pritet të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Mësohet se më datë 4 prill në orën 11:00, Vitore Tusha, anëtare e Gjykatës Kushtetuese do të dalë para trupës gjykuese të përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine, Alma Faskaj.

KPK-ja ka marrë vendim për të pushuar procesin e Vettingut ndaj disa zyrtarëve që kanë vendosur të dalin nga sistemi i Drejtësisë.