Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka vënë në dispozicion Prokurorisë së Durrësit në 15 mars dokumentat e procesit të rivlerësimit për Adriatik Llallën.

KPK njofton se: "Ju vëmë në dijeni se dosja e këtij subjekti, pas përfundimit të procedurave nga ana e KPK-së, i është vënë në dispozicion Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës më datë 15 Mars 2018, pas kërkesës nga ana e këtij organi."

KPK ka ndërprerë Vettingun për ish kreun e akuzës, pas dorëheqjes. Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për veprën penale të pastrimit të parave.