Edhe ditën e sotme kemi mundësi t’i shijojmë rrezet e diellit, pasi ato do t’i lënë radhën sërish reshjeve të shiut.
“Meteoalb” parashikon se fundjava do të sjellë rrebeshe shiu, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm të mos harroni çadrat.
“Edhe e premtja kryesisht e kthjellët por shtohen vranësirat gjatë pasdites; fundjava sjell rrebeshe shiu”, shkruan “Meteoalb”.
Shirat parashikohen të nisin pasditen e së shtunës, për të vijuar edhe gjatë ditës së diel.
Ndërsa nga e hëna dhe në vazhdim të javës së ardhshme, pritet përmirësim i motit me temperatura të larta.






