Ambasada amerikane në Tiranë, ka reaguar përmes një statusi në Facebook, pas përgjigjes së Rusisë me dëbimin e diplomatëve evropianë dhe amerikanë, përfshirë dhe shqiptar.
Ambasada shkruan se ky vendim vetëm sa përkeqëson marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.
POSTIMI I PLOTË
Vendimi i Rusisë për të dëbuar diplomatët amerikanë vetëm sa përkeqëson më tej marrëdhënien midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Shtetet e Bashkuara dhanë përgjigjen e duhur me përjashtimin e zyrtarëve të padeklaruar të shërbimit të inteligjencës ruse, pas sulmit vdekjeprurës në Mbretërinë e Bashkuar.





