Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është shprehur në emisionin “Opinion”, se verifikimi i pasurisë në procesin e Vetingut, po bëhet në mënyrë selektive dhe skandaloze.

Ai madje tregoi një rast të ndodhur dje në një nga shkollat e Tiranës, ku persona të paidentifikuar, në kuadër të Vetingut, kanë ndaluar fëmijën 10-vjeçar për të kontrolluar markën e veshjeve që ai mbante.