Rritja e numrit të turistëve që hyjnë nga porti i Durrësit, do të mbetet pritoritet për Autoritetin portual të Durrësit edhe në vitin 2018. Drejtori ekzekutiv i APD-së Artjan Qirici në një mbledhje me drejtuesit e institucioneve në Durrës tha se APD po ecën në dy drejtime kryesore për të arritur objektivat në portin e Durrësit, në drejtim të koordinimit të operacioneve portuale në terminale, dhe në thjeshtëzimin e procedurave për të hyrë në portin e Durrësit.

Duke analizuar hyrje-daljet e pasagjerëve në portin e Durrësit, ai tha se pati një rritje të numrit të turistëve me 5 % më shumë se në vitin 2016. Rreth 25% e pasagjerëve, ose 250 mijë pasagjerë kanë qenë të huaj.

Qirici e konsideron problematike kontollin e automjeteve në skaner, për të cilin tha se vënia në dispozicion të kamionëve e një sipërfaqeje prej 10 mijë metrash katrorë gjatë këtij viti, pritet të sjellë shmangien e radhëve që krijohen dhe përbëjnë kosto për biznesin.

Plan biznesi i APD-së për vitin 2018 është bërë publik për herë të parë, ku prioritet i investimit mbetet thellimi i kanalit hyrës të portit të Durrësit.

K.H.