Burime nga Sektori i Statistikave në Autoritetin Portual Durrës, bëjnë me dije se gjatë vitit 2017 në Terminalin e kontejnerëve janë përpunuar 206 anije me 118.270 njësi kontejnerike gjithsej.

Volumi i mallrave të transportuara me kontejnerë drejt/nga porti i Durrësit arrin në 1 milion e 480 mijë ton mallra gjithsej.

Diferenca e importeve me eksportet është shumë e vogël. Në 12 muaj të vitit 2017 janë transportuar 58.920 njësi kontejnerike për eksport, ndërsa 59.350 njësi kontejnerike të tjera janë përpunuar me destinacion porte të tjera të globit.

Shifrat e vitit 2017 janë më të ulta se sa ato të vitit paraardhës, kur u përpunuan 118.829 njësi kontejnerike gjithsej.

Sektori i Statistikave në APD bën me dije se në 2017 anijet tregtare kanë transportuar nga/drejt Durrësit 2 milion e 858 mijë ton mallra, ose afro 165 mijë ton më shumë se sa u transportuan në vitin 2016.

Ndërkohë, tragetet kanë transportuar 825.5 mijë ton, ose 55 mijë ton mallra më shumë se sa në vitin paraardhës.