Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një lidhje të drejtpërdrejtë nga selia e LSI-së për "360 Gradë" në Ora News, u pyet nga Arian Çani për modelin e çizmeve.

Zonja Kryemadhi nuk ngurroi të tregonte markën e tyre si dhe fustanin që ia ka stiluar një stiliste e njohur në Shqipëri.

Çani: Çfarë çizmesh ke veshur?

Kryemadhi: Kam veshur çizme me lesh. Është shumë ftohtë. Fustani është i Enada At'Nikollës  çizmes janë "Aksa".