Një nënë e dehur 42-vjeçare është parë të dielën pasdite në sheshin Braunau të Austrisë, teksa keqtrajtonte vajzën e saj dy vjeçare. Shqiptari 21-vjeçar Elvis Kadriu, i tmerruar nga kjo situatë ndërhyri për ta shpëtuar vogëlushen nga “kthetrat” e nënës së saj.
“Skenat që kam parë atë ditë ende më kanë mbetur në kokë. Nuk mundem të besoj se si një nënë mund të sillet në atë mënyrë ndaj fëmijës së saj”, ka thënë Elvisi për gazetën austriake “Heute.at”. Kadriu ka thënë se edhe pas dy ditësh kur ende është i tronditur nga tmerri.
Siç raportohet, vajza ishte e veshur me një fustan, bluzë dhe me këmbëzbathur në një temperaturë të ftohtë, prej 8 gradësh. Nëna e dehur e keqtrajtonte vajzën Leonie, madje ajo e hodhi për toke më gjithë forcën që kishte. Vogëlushja vetëm qante, përcjell “albinfo.ch”.
“Unë isha duke u kthyer me makinë nga shtëpia e hallës sime. Në një kryqëzim pashë sesi gruaja e keqtrajtonte fëmijën e saj”, ka shpjeguar Elvisi.





