Persona të paidentifikuar kanë grabitur një banesë në qytetin e Tiranës. Në këtë banesë jeton nëna dhe vëllai i ministrit të Energjitikës, Damina Gjiknuri.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, në rrugën “Maliq Muça” në kryeqytet. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ka qënë vetë nëna e ministrit, L.Gj., 67-vjeç, e cila ka bërë denoncimin në polici.

Sipas denoncimit të saj, persona të paidentifikuar kanë marë shumë lekësh nga banesa. Gazeta "Rilindja Demokratike" shkruan se autorët kanë hyrë në banesë nga dritarja e banjës.

“Qytetarët kanë parë të dalin nga shtëpia e ministrit të Energjetikës disa thasë të zinj. Policia ka mbërritur me vonesë në vendngjarje. Se çfarë ka pasur në ato thasë askush nuk ka dhënë shpjegime”,- shkruan RD-ja. Ndërkohë policia vijon punën per identifikimin dhe kapjen e autorëve.