Gjatë një operacioni policor të koduar "Kolsh", janë zbuluar dhe sekuestruar 335 kilogramë marijuanë, si dhe 468 bimë kanabis , në qytetin e Lezhës.

Në pranga kanë përfunduar 2 persona, janë Bledar Bunaj, 29-vjeç dhe Agron Lushi, 32-vjeç, të dy banues fshatin Lalm i Ri, ndërsa është shpallur në kërkim 38 vjeçari A.P.

Për këtë rast në pranga gjithashtu ka rënë edhe kryeplaku 45-vjeçar, Bardhok Perdoda. Ai akuzohet për veprat penale “Moskallzim krimi” “Shpërdorim detyre”.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.