Dhuna ndaj grave vazhdon edhe në mes të rrugëve të qytetit, në sy të kalimtarëve e vetë policisë.

Në “JOQ.al” ka mbërritur një video e një djali nga Fieri i cili ushtron dhunë ndaj të dashurës së tij dhe shan me fjalë të ndyra.

Në përshkrimin që kanë bërë dëshmitarët e ngjarjes, skena e ndërtuar është me të vërtetë makabre.

Sipas dëshmitarëve, djali e kap të fejuarën e tij me grushte e shkelma në mes të rrugës deri në momentin që policia e Fierit sheh të gjithë ngjarjen. Dëshmitarët deklarojnë se policët ndërhyjnë, por as nuk tentojnë ta shoqërojnë djalin në rajon edhe pse skena ndodhi para syve të tyre.

Sipas tyre, uniformat blu e lënë atë të lirë dhe pas 10 metrash rrugë, ai e dhunon sërish vajzën.

Policët detyrohen më pas të ndërhyjnë duke e dhunuar djalin dhe duke e futur në furgonin e policisë me forcë, siç duket edhe në video.

Dëshmitarët e ngjarjes deklarojnë:

Pershendetje JOQ, ne qytetin e Fierit nje cift filloi me tu zen ne mes te rruges deri sa filluan grushtat e shkelmat nga i "fejuari".

Per disa minuta i fejuari e ka gjuajtur sikur te ziheshin dy meshkuj, duke e shtrir ne toke ne cdo pjes te trupit duke perfshir e shkelmat ne kok.

Me pas erdhi policia e kapen kte djalin duke par skenen e vajzen ne toke dhe si per cudi e lan djalin te vazhdonte rrugen perseri me vajzën.

Pasi ajo u ngrit ne kemb, as 10 meter me larg kur policet u futen ne furgon, e shtriu perseri ne tok duke e gjuajtur akoma me shume deri sa erdhi nje furgon tjeter qe i ndau nga njeri tjetri.

Për videon klikoni këtu.