Ditën e djeshme Kryeministri Edi Rama me tone të ashpra riktheu shkarkimet live, teksa u ka dhënë ultimatum drejtuesve të AKU, që do të vihen në provë, ndërkohë që ata që janë emëruar ashtu si e dinë vetë, më mirë të ikin vetë.
Po ditën e djeshme, sipas Policisë së Korçës në pranga kanë përfunduar dy inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit-Korçë, të akuzuar për “Shpërdorim detyre”.
Feridon Ibi, 55 vjeç dhe Dashamir Çaushi, 63 vjeç, favorizuan 62-vjeçarin Vangjel Teodor, të kalonte nga Maqedonia drejt Shqipërisë një sasi të konsiderueshme rrushi industrial.
Dy inspektorët e AKU, akuzohen se i përpiluan një raport fitosanitar për tjetërsimin e cilësisë të këtij produkti, nga mall me akcizë në mall pa akcizë, me qëllim që të shmangte detyrimet doganore.





